Pas akuzave të gjashtë banorëve të Zharrëzës, të cilët u paraqitwn në spitalin e Fierit me probleme shëndetësore dhe akuzuan se janë helmuar nga gazrat e derdhura nga Albpetrol, ka reaguar edhe kompania duke hedhur poshtë pretendimet e tyre.
Albpetrol sh.a në një njoftim për mediat, thotë ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë për të verifikuar akuzat. Sipas saj, ata kanë kryer matjet e ajrit në kohën kur po bëhej derdhja e ujit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat.
Kompania në reagimin e saj shkon më tej, duke deklaruar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme. Banorët e helmuar, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar nga spitali.