Banorët e Lazaratit: Jemi në 
banesë, dëgjojmë të shtënat

Banorët e Lazaratit: Jemi në <br />banesë, dëgjojmë të shtënat
Në një lidhje telefonike për A1 Report një banore nga fshati i Lazaratit ka dëshmuar për të shtënat e grupeve të trafikantëve kundër policisë në këtë fshat. Ajo tha se dëgjoheshin shkëmbime zjarri edhe në momentin që fliste në telefon me studion e lajmeve të A1  REPORT.

Blerina Brahimi thotë se të shtënat vijnë nga godina që është marrë në administrim nga trafikantët.

“Ka prezencë të forcave blu edhe në këto moment dëgjohen shkëmbime zjarri në disa godina dëgjohen shumë të shtëna, ka shumë banorë që janë të frikësuar. Unë po dëgjoj ende shumë shkëmbim zjarri, ndoshta edhe po qëllohet drejt uniformave. Vijnë edhe nga godina që është marrë në administrim nga trafikantët”, thotë banorja e Lazaratit për A1 REPORT.

Ajo thotë se ka një “që ata persona të dorëzohen dhe t’i përgjigjen të gjitha rregullave që ka shtetit”. 

Banori nga Lazarati: Forca e ligjit të veprojë sa më shpejt
Lazarati kërkon normalitetin. Roland Gjini një banor nga Lazarati në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report thotë se pjesë më e madhe e këtij fshati mbështet aksionin e policisë. 

“Nuk janë vetëm 5 persona në Lazarat, prandaj ne distancohemi nga këto akte dhune. Ata janë janë persona të vecantë dhe kanë interesat e tyre, prandaj duhet forca e ligjit të veprojë sa më shpejt. Edhe në momentin që flasim bashkë ka të shtëna. Ka dy ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Ne kërkojmë të vendoset ligji dhe i kërkojmë shtetit të veprojë”, ka thënë Roland Gjini një banor nga Lazarati një lidhje telefonike për televizionin A1 Report.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn