VLORË- ‘Duam ujë’ është thirrja e banoreve të fshatit Nartë, që kanë dalë në protestë këtë mëngjesin përpara bashkisë së Vlorës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej më shumë se 10 ditësh.

Mungesa e ujit të pijshëm i ka bërë banorët të protestojnë përpara bashkisë Vlorë ndërsa kanë zhvilluar më pas edhe një takim me drejtues të bashkisë ku u është premtuar zgjidhje.

Banorët kanë theksuar se situata mbetet problematike ndërsa nëse nuk marrin zgjidhje do të drejtohen në Tiranë.

Sipas tyre mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që në fshat te mos kthehen as familjarët që jetojnë jashtë vendit.                                                 

Duke pritur zgjidhjen e situatës ata thonë se nëse nuk ndryshon gjë protestat do të vijojnë.