Banorët e Nartës prej një muaji të përmbytur! Shiu shton tokat nën ujë në Obot e Fushë-Krujë (VIDEO)

Më shumë se 50 banesa në Nartë të Vlorës prej datës 6 janar ndodhen nën ujë.

Për të kaluar në rrugicat e fshatit, duhet të përdoresh çizmet, pasi uji është disa centimetra. Të shqetësuar për bagëtitë dhe pronat e tyre, banorët kërkojnë zgjidhje, teksa shprehen se e gjitha kjo situatë ka ardhur nga mos funksionimi i hidrovorit. 

Të pyetur për këtë problematike, pushteti vendor thekson se do të ketë zgjidhje shumë shpejt. 

Fushë Krujë
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë daljen e lumit Ishëm nga shtrati që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë kryesisht në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç. Problematike mbetet situata edhe për 50 banesa në fshatrat e përmbytur pasi janë të rrethuara nga uji duke izoluar banorët atje.

Obot
Situata është përkeqësuar  në qarkun e Shkodrës. Shirat intensive kanë shtuar sipërfaqet e tokës që janë aktualisht nën ujë, duke e çuar në 3585 hektarë.  Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm, ndërsa në oborret e shtëpive është  60cm. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja