TIRANE - Banorët e pashpresë të cilët janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre për t’iu kthyer ish-pronarëve kanë nisur sot grevën e urisë si të vetmen mënyrë shpëtimi. Bëhet fjalë për godinën tre katëshe në rrugën Margarita Tutulani pranë shkollës “Petro Nini”.
Sot disa nga banorët kanë kanë filluar grevën dhë tashmë kërkojnë vetëm kohë, që të gjejnë një tjetër vendstrehim dhe të mos mbeten në rrugë.
Numri i persova në orët e mbrëmjes ka arritur deri në 13 persona.
Të pranishëm për të mbështetur grevën e tyre kanë qenë dy komisionerë të Avokatit të Popullit. Ndërsa kujtojnë se dje në vendgjarje kanë qenë në mbështetje të tyre edhe deputetë të PS-së dhe avokati i Popullit Igli Totozani.
Gazetari i A1REPORT! Arsen Rusta i cili ndodhet pranë banorëve ka pyetur banorët e dëshpëruar për grevën dhe ata shprehen ”Gjithë banorët e pallatit na mbështesin për këtë grevë urie, dhe presim gjithë të tjerët të vijnë, zgjidhje tjetër nuk kemi".
"I bëj apel shtetit avokatit të popullit, ambasodorit amerikan ambasadve të akredituar në Shqipëri të na ndihmojë se jemi në rrugë të madhe.
Unë jam me dy fëmijë me një burrë të sëmurë ku të shkoj, më mirë të vdes këtu!”, shprehet mes lotëve Mirela.
Banorët kanë vijuar grevën për rreth 30 minuta ndërsa po tentohet të nxirren jashtë nga policia. Sipas gazetarit në vendngjarje policia private dhe policia e shtetit po prishin grevën. Ka edhe persona të tjerë, që duan të futen në grevë dhe është drejt prishjes. Dera është mbyllur dhe banorët nuk po lejohen të hyjnë duke vazhduar grevën dhe thirrjet e tyre dëshpëruese nga oborri i godinës.
Pas tensionimit te situata dhe policia ka nxjerrë me forcë gratë dhe burrat që ndodhen në grevë. Tashmë 4 personat janë vendosur në oborrin e godinës pasi nuk lejohen të futen brenda. Banorët e irrituar shprehen: "Të vijë ambasadori amerikan se këtu nuk ka shtet, ka karrupsion”.“Kemi gjysmë ore që e kemi filluar, Kam tre ditë që fle në rrugë të madhe, hyra e vetme, kush të dojë të më mbështesi, une prej këtej nuk dal, lë amanet kalamajt. Na kanë sharë, nuk ka ardh asnjë nga pronarët”.
Tjetër pistë ka dalë sot gjatë transmetimit të drejtëprdrejtë nga greva e urisë, duke nxjerrë dy pronarë të ndërtesës. Dy zonja nga Berati janë shfaqur sot teksa me dokumentacion tregojnë se ato janë pronaret e vërteteta të objektit.
“Une jam e bija Jakup Shalsit, Trubullira na ktheni pronat, kemi dokumentat. Kam letrat nga babai. “Na ka vrarë Enveri, mos na vrisni dhe njëherë”!
Kjo ka krijuar një situatë kaotike ku tashmë paraqiten dy palë pronarë, pretendentë për marrjen e truallit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lutja: Kryeministër mos na nxirr