Banorët e Postribës denoncojnë në SPAK guroren që ndot ujin e pijshëm: O të zbatohet Kushtetuta ose do zbatojmë kanunin

Banorët e Postribës denoncojnë në SPAK guroren që ndot ujin e pijshëm: O të zbatohet Kushtetuta ose do zbatojmë kanunin

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë denoncim në SPAK për guroren që po ndot ujin e tyre të pijshëm. Pasi bënë disa protesta, duket se problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje dhe për këtë i janë drejtuar SPAK me një kallëzim që të veprojë, në të kundërt kërcënojnë se do të bëjnë drejtësi me ‘kanun'.

“Ose të ndalohet gurorja ose të zbatojmë kanunin. Ose kushtetuta ose kanuni që ka gjëra të tjera pastaj. Ju lutem edhe njëherë duke filluar nga kryeministri tek administratori i Postribës. Ja ku janë nenet e kushtetutës që janë shkelur. Nuk mund të vijë të shfrytëzojë malin. Situata është kritike, kjo nuk është jetë, është vdekje. Si mund të pimë ne një ujë të turbullt? Të na shpërngulin në një vend tjetër”, thanë banorët pasi dorëzuan kallëzimin në SPAK.

Banorët e Postribës shprehen se uji i pijshëm është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur dhe kërkojnë që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.

Më herët drejtori i ndërmarrjes ujësjellës kanalizime Shkodër Mark Molla I ka premtuar banorëve se në verën e këtij viti do të ndërhyhet rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit, ndërsa ka thënë se lejet për shfrytëzimin e gurores pranë ujësjellësit nuk janë në kompetencë të kësaj drejtorie

“Ka një problem, që bashkon ujin e përroit me burimin, por ne kemi dalë në terren për të gjetur një zgjidhje teknike optimale.”, u shpreh Mark Molla Drejtor i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 14/01/2022 09:29

    Ceshtje madhore e juaja jam plotesisht dakort por mos I kbani shpresat tek spak-u lale se nuk merret me ju thote blejeni ujin e pijshem sic behet ne tirone...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së