Banorët e Postribës protestuan sot përpara ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër për sa i përket ujit të pijshëm i cili sipas tyre është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur, problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Banorët mbanin pankarta “O drejtësi, o revoltë” në duar ku kanë kërkuar që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.
Protestës iu bashkua edhe administratori i njësisë Postribë, Altin Shabaj i cili u shpreh se duhet një ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problemi.
Banoret i kanë bërë thirrje Bashkisë pushtetit vendor e me radhë sipas hierarkisë kush ka hedhur firmën e deri te ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka që ta kthejë mbrapsht këtë leje që sipas tyre është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Me një shishe me ujë të turbullt, një prej banorëve të zonës ka treguar rreth situatës së vështirë në të cilën gjenden.
“Jam banor i fshatit, ky është ujë që ne konsumojmë. Ne jemi këtu që të ndërhyjë prokuroria, nëse nuk reagon do të shkojmë në SPAK, nëse as SPAK nuk na dëgjon do të shkojmë deri në Strasburg. Është fundi, nuk ka më tolerime, nuk durojmë më.”, tha ai.
Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes ujësjellës kanalizime Shkodër Mark Molla I ka premtuar banorëve se në verën e këtij viti do të ndërhyhet rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit, ndërsa ka thënë se lejet për shfrytëzimin e gurores pranë ujësjellësit nuk janë në kompetencë të kësaj drejtorie
“Ka një problem, që bashkon ujin e përroit me burimin, por ne kemi dalë në terren për të gjetur një zgjidhje teknike optimale.”, u shpreh, Mark Molla Drejtor i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Edhe më herët banorët e Postribës kanë denoncuar këtë fenomen ndërsa pak ditë më parë në shenjë proteste ata bllokuan rrugën tek Ura e Mesit për afro 1 orë .
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?
-
PS
67.2%
-
Opozitën
19%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2857
Lajme të tjera
-
Digjet apartamenti në Shkodër! Zjarrfikësit 1 orë betejë me flakët, e moshuara u bllokua në ballkon! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë (VIDEO)
25 Maj, 09:02
-
Sali, krimi dhe korrupsioni nuk luftohet me llogje pazari
24 Maj, 18:28
-
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër, çështja ndaj të cilëve ishte veçuar
24 Maj, 17:03
-
Përplasja me armë zjarri në Shkodër, arrestohet pronari i furrës ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri
24 Maj, 15:10
-
Operacioni 'Plumbi i Artë'/ SPAK tërheq dosjet për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin nga prokuroritë e rretheve, do hetohen si grup kriminal
24 Maj, 10:42
-
Postonte shkrime e foto në përkrahje të ISIS me profile false në rrjetet sociale, arrestohet 56-vjeçari pas disa muajsh hetime nga Antiterrori, BKH dhe SPAK
24 Maj, 09:42
-
Dosja 'Plumbi i Artë'/ Ardjan Uzuni porositi vrasjen e Filip Gjeloshit për 50 mijë €! I penduari i drejtësisë, Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më
23 Maj, 14:07
-
U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga ‘regjimi 41 bis’ në Gjykatën e Lartë! Është në izolim të plotë pas tentativës për arratisje
23 Maj, 12:00
-
Mero Baze: Operacioni që riktheu dinjitetin e drejtësisë kundër krimiṯ
21 Maj, 20:56
-
'Plumbi i artë'/ Besjan Xhixha në GJKKO kërkon ballafaqim me Dumanin: Na tha se ka lidhje me 1 prokuror! Reagon për Report Tv kreu i SPAK, Kraja: Alibi, s'kanë asnjë lidhje
21 Maj, 20:50
-
‘Plumbi i artë’ u dekonspirua, burime për Report Tv: Pati rrjedhje informacioni! Kush janë ‘bosët’ e krimit që janë ende në arrati dhe i shpëtuan prangave
21 Maj, 12:29
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ 8.3 kg flori dhe 30 ora në një vjedhje! Jo vetëm vrasje dhe atentate bosëve të krimit, Nuredin Dumani rrëfen 6 grabitje të bujshme
21 Maj, 08:04