Banorët e Postribës në Shkodër 4 vite pa zgjidhje për ujin e pijshëm, qytetarët protestojnë: S’do paguajmë faturat, jemi në hall

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë përsëri në protestë për ujin e pijshëm që u shkon i ndotur në çezma.  Ata pretendojnë se ndotja e burimit shkaktohet nga guroret, ndërsa prej katër vitesh zhvillojnë betejë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Shkodrës, të cilat i kanë paditur edhe në SPAK.

“Shiheni ujin që konsumojnë fëmijët tanë (e demonstron me shishe). Ne kemi këtë hall që prej vitit 2018. Ne kemi shkuar me shishe në dorë tek drejtoria e Ujësjellësit dhe ai na tha “ky uji pihet!”. Ne kemi vendos mos me paguajmë më faturat e ujit”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër shprehet se është ngritur si shqetësim në të gjitha institucionet por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

"Gurorja na ka prishur burimin e ujit, kanalin vaditës, gurorja ka prishur dhe kullosën e bagëtive, ndaj shumë familje në fshat po largohen jashtë vendit. Gurorja duhet të ishte 1400 metra larg burimit, por në fakt është 40 metra”, u shpreh një tjetër.

Më herët drejtori i Ujësjellësit në Shkodër u ka premtuar banorëve se do të ndërhyhet për rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit, premtim ky që sipas banorëve nuk është mbajtur. Ndërsa lejet minerarare janë kompetencë e Agjencisë së Kombëtare të Burimeve Natyrore, e cila në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat për shfrytëzimin e guroreve në Postribë nga kompanitë “Babasi Coo” dhe “Alb-Konstruksion”. Banorët e Postribës thanë se do të intensifikojnë protestat si dhe nuk do të paguajnë faturat derisa institucionet tu sigurojnë ujin e pijshëm.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?