Protesta e banorëve të Rrjollit vijon për të 37-ën ditë në kantierin ku “Gener 2” e Bashkim Ulajt po ndërton resortin “Blu Borgo”.
Në mbështetje të kauzës së banorëve ishte edhe shoqëria civile.
Forca të shumta policie kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të mos lejuar banorët protestues të hyjnë në kantier.
Banorët, por edhe aktivistët që i mbështesin, thonë se policia është bërë palë me botuesin Ulaj.
Ndërkohë, Luciana Kokaj, si një nga protestueset parësore në Rrjoll, komentoi përplasjen me Fatmir Shpellzajn para dy ditësh në Tiranë.
Banorët e Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh. Sipas tyre, toka u është grabitur me dokumente false nga Shpellzaj, që një dekadë më parë ka qenë zyrtar në Kadastër. Më pas pronën ia ka shitur botuesit të lidhur me familjen Berisha, i cili tashmë po punon për të ndërtuar resortin me 33 godina rezidenciale dhe një hotel luksoz. Banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve derisa drejtësia të vendosë për pronësinë.
Komente











