Bllokuan rrugën për disa orë, banorët e Senicës marrin premtimin nga firma për ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre! Rinisin punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë

DELVINË- Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Banorët kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet. Ato thonë se zgjidhja e kërkesave të tyre ëhstë e përcipte, por do të konkretizohet me ardhjen e prefetktit dhe kryetares së bashkisë.

Mëngjesin e sotëm, banorët e fshatit Senicë, bllokuan rrugën ku kërkuan nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre. Banorët kërkuan asfaltimin e rrugës egzistuese për në fshatin e tyre, si dhe rindërtimin e ujësjellësit pasi pretendojnë se ua ka prishur firma gjatë punimeve.

‘Ne duam që të rregullohet rruga ekzistuese, si dhe të rregullohet rruga që na çon në fshatin Senicë. Na duhet të çojmë në fshat të paktën ambulancën. Duam patjetër ujësjellësin e fshatit, që të shikohet nga pushteti lokal , pasi depot e ujit janë të hapura, sepse mund të vijnë edhe të hedhin helm aty. Nuk e di pse e neglizhojnë një zonë kaq të madhe. Premtimi që kam marrë nga autoritete është që do të fillojë betonimi i rrugës ekzistuese. I jam drejtues edhe kryeministrit Edi Rama, të nisë një grup pune dhe të shohë situatën ku ndodhemi. Kemi komunikuar me kryetaren e bashkisë, dhe ajo vazhdon me besimin se do ta gjejmë zgjidhjen. Këtu jemi.’- tha banori.

‘Duam rrugën tonë edhe ujë pasi na kanë lënë pa ujë fare. Kemi ardhur nëse nuk na e gjejnë këtë të drejtë do të rrimë këtu ditë nate. Donin të na nxirrinin në rrugën e Gjirokastër, na kanë prishur gjithë tokat dhe nuk kemi marrë fare dëmshpërblim.’- u shpreh një banorë tjetër.

Rruga Kardhiq-Delvinë është pjesë e një ndër akseve më të rëndësishme në vend, atë të Tiranë-Sarandë. Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë me 3-4 orë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
Pas disa orësh protestë, rinisin punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë! Banorët e Senicës marrin premtimin nga firma për ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre

Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Banorët kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet.

Rruga tashmë është liruar dhe punimet po vijojnë normalisht.

‘Morën për sipër që të hedhin betonin për rrugën. Morëm një zgjidhje problemi të përciptë. Do të marrë zgjidhje kur të vijë prefekti dhe kryetari i bashkisë. Do të vijnë edhe ato që merren me procedurat e ujësjellësit’- u shpreh Spiro Cabiri.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë