Banorët e pallatit 16, pas zonës së Librit Universitar, kanë zhvilluar një protestë duke kërkuar nga Bashkia ndërhyrje për rehabilitimin e zonës.
 
Banorët ankohen se problemet janë të shumta në këtë lagje duke filluar nga ujërat e zeza, zaptimi i hapësirave publike nga bizneset përreth duke bllokuar edhe rrugën për hyrjen e zjarrfikësve në raste emergjencash. 

Protesta u shoqërua me një konflikt mes një protestuesi dhe një përfaqësuesi të Bashkisë.

Banoret prisnin qe ditën e sotme te prezantoheshin me projektin e kërkuar prej kohesh nga Bashkia, por sipas përfaqësuesit nuk është ende gati, çfarë ka revoltuar edhe banoret.

protesta te blloku
protesta te blloku
 
Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com