Banorët e fshatit Visokë në Mallakastër kanë dalë sot në protestë. Shkak është bërë rruga kryesore e fshatit e cila sipas banorëve ka qenë e mirë por me ndërhyrjen e kompanisë private të naftës, "Terra oil", ajo është prishur. Banorët deklarojnë se kjo ka sjellë ndotje jo vetëm nën tokë por edhe mbi tokë.
Si pasojë ata thonë se kanë pasur edhe probleme shëndetësore, sidomos fëmijët. Po ashtu,"Terra oil" sipas banorëve u ka dëmtuar varrezat e për pasojë kanë dalë edhe eshtrat e personave të pajetë.
"Shkarkimi i gazit dhe i naftës në gjendje të lirë pa asnjë përgjegjësi. Ku shkon, te mushkëritë tona te fëmijët tanë. Kalonin fëmiëjt dimrit dhe shtylla e korentit shkarkonte në tokë. Mua më rrënqethej mishi kur nisja fëmijën në shkollë. Sepse shkarkonte në tokë, i kam lajmëruar disa herë. E kemi ngritur zërin me sa kemi pasur mundësi, fshati jonë me vërte më i pasuri por me njerëzit më të varfër. Kompania kanë qenë trans oil grup, tani thonë kanë ardhur kinezë. Kaloi kinezi i mori delet përpara një ditë dhe nuk tha as më fal. Jemi në një zonë të banuar. Skandali i fundit oishte prishja e varrezave ilire, janë dokumentuar eshtra të nxjerra, janë fakte që kanë kaluar në gjykatë", tha një banorë.
"Kjo rruga deri dje ka funksionuar dhe si aks nacional por ka dalë jashtë loje, ka pasur rëndësi. Institucionet me sa kanë pasur mundësi i kanë mirëmbajtur. Problemi janë investitorët privatë të naftës që shfrytëzojnë këtë fshat pa kriter. Ndotja pa limit. Kërkojmë të mirëmbahen rrugët. Të përmirësohen rugët e lagjeve, të vihen kriteret. Ka plot probleme. Ndër më kryesoret këto janë rrugët e prishura, ndotja pa kriter. Mirë që shfrytëzojnëpa kriter të paktën të bëjnë disa punësime, këta vijnë vetëm të shfrytëzojnë. Këtu po rrisim fëmijët tanë, deri dje skishim fuqi sot besojmë më shumë si te politika por dhe te fuqia jonë. Ne shpresojmë të na bashkohen. Të gjithë fshatrat këtu e kanë këtë problematikë. Ne jemi dakord që ata të punojnë por nuk zbatojnë asnjë kusht", tha një tjetër.