Banorët fiktive, Gjoza: Sulm politik
I mbajta në shtëpi me kontratë noteri

Banorët fiktive, Gjoza: Sulm politik<br />I mbajta në shtëpi me kontratë noteri
TIRANE-Akuzohet  nga policia se ka regjistruar si banorë fiktivë të shtëpisë rreth 70 persona, Elez Gjoza, administrator i Njësisë Bashkiake numër 2 në Tiranë, ka sqaruar për Report Tv situatën e krijuar ndaj tij. 

Gjoza tha se e ka bërë këtë nga viti 2013 por duke mos shkelur asnjë ligj, por bazuar në kontrata noteriale. Sipas Gjozës, ky është një sulm politik ndaj personit të tij, pasi me Reformën Territoriale postit të tij i janë larguar shumë kompetenca dhe ai është  pa fuqi, sidomos në aspektin e emërimeve e largimeve nga puna.

Z Gjoza si qëndrojnë akuzat e sotme ndaj jush
Unë jam gjithmonë në dispozicion të qytetarëve. U vihem në shërbim qytetarëve, kam bërë një kontratë noteriale përballë noterit dhe është e ligjshme sipas ligjit.
Ata kanë ardhur sepse kam një sipërfaqe të bollshme banimi dhe pastaj kanë parë punën e tyre, kanë zënë punë në Tiranë e kanë vijuar jetën me problemet e tyre.
Ky është një sulm politik që më bëhet pas 4 vitesh. Unë nuk jam punonjës i gjendjes civile, sic kam strehuar 150 qytetarë nga Kosova në kohën e luftës, kështu kam strehuar dhe këta banorë sot e dje.

Por është e vërtetë se 60-70 janë në kodin e banesës suaj
Kanë qenë dhe jemi në kohën e demokracisë dhe njerëzit regjistrohen ku të duan dhe si të duan. Ka ndryshuar ligjin për gjendjen civile, madje tani jo me kontratë përballë noterit, mjafton të paraqitesh në gjendje civile dhe thua unë jetoj këtu.

Ju akuzoheni se keni ofruar vende pune në këmbim të votës
Këto janë përralla, dhe unë nuk hap vende pune, vende pune kanë ministria, bashkia e Tiranës dhe nuk kam asnjë të drejtë të fus në punë. Nuk më njihet as firma për të tilla gjëra

Ju thatë që i kam ndihmuar duke i punesuar
Po unë kam futur kamarierë, banakierë por nuk kam shkelur asnjë ligj sepse nuk kam futur kënd në punë shteti. Nuk njihet firma ime as për heqje dhe as për marrje ne punë, sidomos me ndarjen e re territoriale ku si administratorë nuk kemi më kompetenca.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel