Banorët kundër HEC-it në Madhesh: Duan të na marrin ujin, këtu kemi pirë prej brezash

Një pasuri kombëtare, rrezikon të dëmtohet nga ndërtimi i HEC-i të “Gurrës” . Shqetësimi është ngritur nga banoret e fshatit Madhesh i cili ndodhet në pjesën e vargmaleve të Skënderbeut, ku dhe ndahen dy njësitë administrative të Matit dhe Kurbinit. Banoret të cilët janë ngritur në protestë thonë se në zonën e tyre ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali nga kompania “ULËZA SHPK” i cili po dëmton natyrën dhe do lërë pa ujë të pijshëm dhe vaditës të gjithë fshatin. Sipas banoreve zbatimi i këtij projekti ka nisur pa u konsultuar me komunitetin.

"Vjen një firmë private dhe do të përdor ujin për nevoja personale, kur nuk ka bërë asnjë konsultë me popullin. Ne jemi kundër ndërtimit të këtij HEC-i", tha një banor.

"Vijnë dhe bëjnë gërmime dhe as nuk lajmërojnë, as nuk e dimë se ça do të bëjnë", tha një tjetër.

Ndërkaq banorët e këtij fshati shprehen se u kompania e cila do të ndërtoje këtë HEC ka falsifikuar dokumentet.

"Shqetësimi jonë është që një firmë, në bashkëpunim me ish-kryetarin e Komunës, nga 2012-2016 kanë bërë fshehurazi këtë projekt me dokumente falso, duke u marrë deklarata "vesh e më vesh" banorëve që ne po na e marrin ujin për ta çuar në Bushkash. Ne këtë ujë e kemi përdorur brez pas brezi, të gjithë si lagje, 6 fise", u shpreh banori.

Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk do të reagojnë institucionet për pezullimin e këtyre punimeve që po dëmtojnë rëndë këtë fshat me bukuri natyrore. Procedurat për zbatimin e këtij projekti kanë nisur që në vitin 2012, ndërsa miratimi është dhënë në vitin 2016-të.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës