BALLSH - Banorët e fshatit Drenovë në Ballsh janë mbledhur para nën stacionit elektrik në shenjë proteste ndaj ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike nga Cez shpërndarja.

Prej një jave një pjesë e Ballshit, ndër ta edhe konsumatorët që kanë paguar faturat elektrike, ka mbetur në errësirë pas dënimit kolektiv nga ana e Cez-it.

Mbasditen e sotme, rreth orë 18:00, banorët u gjendën para nën stacionit elektrik të Ballshit, ku disa prej tyre u futën brenda tij për të ngritur çelësin që i sjell energjinë qytetit.

Duke marrë parasysh rrezikun që mund të vij ndaj banorëve brenda nën stacionit, Cez shpërndarja nga ana tjetër, ka ulur çelësin kryesor duke lënë kështu pa energji të gjithë qytetin e  Ballshit.

Banorët tregojnë se prej ditësh janë ankuar në strukturat e Cez, por ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre.

Sipas korespondetit të Shqiptarja.com, Kristaq Thano, kryetari i bashkisë së Ballshit, Ilir Çela ka kërkuar ndihmën e policisë së rrethit Fier, për të ndërhyrë në largimin e banorëve nga nënstacioni për efekt të sigurisë së tyre.

(Gre.M/Shqiptarja.com)