Banoret e fshatit Topojë në Fier kanë protestuar sot për një sërë problemesh që i shqetësojnë prej më shumë se 30 vitesh. Ata janë ankuar se nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e ujit të pijshëm dhe atij elektrik. Jo rrallëherë kanë pësuar dëme edhe në pajisjet elektroshtëpiake shprehen ata. Ndaj këtyre shqetësimeve ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike i cili sqaron: Periudha e stakimeve të energjisë elektrike, për të cilën banorët ankohen përkon me fazën e investimit të 3 projekteve në rrjetin 35kiloVolt.
Investimet janë shoqëruar me stakime të detyrueshme si masë sigurie per zhvillimin normal të punës, ndërsa abonentët janë njoftuar në kohe për datën, zonën dhe orën e ndërprerjes së energjisë elektrike- thuhet në njoftimin për shtyp të Operatorit të Shpërndarjes Elektrike.