Banorët nuk lirojnë pallatin e pabanueshëm nga tërmeti, Këlliçi kërkesë Bashkisë Tiranë: Duam projektin e ndërtimit

Banorët nuk lirojnë pallatin e pabanueshëm nga tërmeti, Këlliçi kërkesë Bashkisë Tiranë: Duam projektin e ndërtimit

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për pallatin e shpallur të pabanueshëm nga tërmeti në rrugën “Myslym Keta’, ku edhe banorët kanë kundërshtuar që të lënë banesat e tyre. Këlliçi ka dorëzuar kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për procedurat që kanë ndjekur për shpalljen të pabanueshme të këtij pallati, ndërprerjen e ujit dhe energjisë elektrike.

Këlliçi ka publikuar edhe kërkesat për inflamacion, ndërsa Bashkisë së Tiranës i kërkon informacion më të detajuar për të gjitha vendimet e këshillit bashkiak për këtë pallat, për raportet e vlerësimit të dëmit, masat e marra për akomodimin e banorëve. Këlliçi shkruan se kërkojnë që t’u vihet në dispozicion projekti i ndërtimit të pallatit.

“Pas disa situatave që bashkë përjetuam ditë natë me banorët e pallatit nr. 4 në Rr. “Myslym Keta”, i drejtova tani kërkesë për informacion 4 institucioneve, Bashkisë Tiranë, OSHEE-së, UKT-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nënkryebashkiaku Mazniku ishte shumë i zellshëm për të folur me shkresa. Po i përgjigjemi me 4 shkresa bashkë me banorët, për të cilat duam përgjigje.

Duam projektin e ndërtimit të pallatit! Institucionet që kanë mësyrë në shtëpitë e banorëve, në pronën e tyre, pa asnjë shkresë apo vendim, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, të mbajnë përgjegjësi!

Kush u preu ujin dhe energjinë elektrike i ka prerë vetes biletën për qeli. I kërkoj Policisë së Shtetit të nisë hetimet për këto veprime arbitrare”, shkruan Këlliçi.


Lajmi kryesor:

Banorët nuk lirojnë pallatin e pabanueshëm nga tërmeti! Veliaj: Po ju përdor politika! Opozita: Duan të ndërtojnë kulla për ortakët e tyre


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion