31 vjeçarja e cila ndërroi jetë një ditë më parë nga mbidoza e lëndëve narkotike, është gjetur pikërisht në një pallat gërmadhë në rrugën Vangjel Capo, pranë shkollës Bajram Curri në zonën e Alliasit.
Jo vetëm nga e ndjera, por pallati i pa banueshëm, po shfrytëzohet nga shumë përdorues të lëndëve narkotike. Për banorët, kjo situatë është kthyer në një shqetësim mjaft serioz, pasi përveç shfrytëzimit nga njerëz të varur nga drogërat, ata prishin edhe qetësinë publike e sidomos gjatë natës.
Banorët thonë se kanë bërë dhe një peticion si dhe kanë kërkuar në bashki që pallati të shembet plotësisht edhe për arsye se rrezikon jetën e njerëzve pasi mund të shembet. Frikë të madhe kanë edhe për fëmijët të cilët herë pas here hyjnë brenda në pallat për të lozur, gjë e cila mund të sjelle edhe rrezikun e marrjes nga ata një infeksion, pasi vendi është i mbushur plot me mbetje dhe shiringa të cilat përdoren për të marrë lëndën narkotike.
Pallati është në këtë gjendje prej më shumë se një viti. Ai është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, dhe është shpallur i pa banueshëm. Kësisoj është ndërhyrë me shembjen e një pjesë mjaft të madhe të pallatit, por një pjesë e tij ka mbetur i pa prekur dhe shkak është bërë kabina elektrike që ndodhet në katin e parë të tij. Ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë kabinë, e cila nuk furnizonte me energji vetëm pallatin por të gjithë zonën. Përveç OSHEE-së, nuk mund të ndërhyjë asnjë institucion tjetër për zhvendosjen e saj.
Banorët e këtij pallati janë akomoduar tek zona e rindërtuar tek 5 maji dhe një pjesë janë ende me bonus qiraje. Kjo zonë është planifikuar që të kthehet në një zonë rekreative për zonën.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.6%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27