Një përfaqësi e banorëve te prekur nga zgjerimi i rrugës Tranballkanike mëngjesin e sotëm kanë protestuar sot përpara zyres së Ramës në Vlorë. 

Ata i kanë bërë apel Kryeministrit që të shikojë me prioritet çështjen e shpronësimeve të tyre, teksa shtojnë se çmimi i përcaktuar nga qeveria nuk përputhet me vlerën e tregut. 

Banorët i kanë bërë apel për ndihmë kreut të qeverisë për zgjidhjen e këtij ngërçi. 

Ka një projekt këtu, nuk ka një tabelë që të thotë se çfarë do të bëhet këtu. Ne jemi qytetar të vjetër të Vlorës dhe nuk jemi kundër projektit, ne e duam Vlorën më shumë sesa e do Edi Rama që nuk ka jetuar asnjë ditë në Vlorë. Ne e duam Vlorën të bukur, ne nuk duam që projekti të mos bëhet, por nuk po na jep kush zgjidhje. E vetmja gjë që na ka mbetur për të bërë është që ti drejtohemi Gjykatës së Strasburgut” tha një banor.


Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)