Banorët që ndërtuan rrugën me lekët e tyre: Kishim gomarin makinë! Ata që s'kishin kafshë i ngarkonin në 'kurriz' (VIDEO)

LUSHNJE- Vaini, apo siç njihet ndryshe lagjia Sinanaj, ndodhet në pikën më të lartë të qytetit të Lushnjes, në zonën e kurorës së gjelbërt. Me ullishte shekullore, pemë frutore, vreshtat si dhe burimet e ftohta të ujit, kurora e gjelbërt cilësohet si mushkëria e qytetit të Lushnjes.

Të gjitha këto dhurata të natyrës zhvlerësoheshin vetëm për mungesën e rrugës e cila prej vitesh ishte një ëndërr për banorët, të cilën ata e realizuan vetë.

Vështirësitë e hasura prej 30 vitesh dhe mos reagimi i autoriteteve shtetërore apo vendore për të mundësuar shtrimin e rrugës, e cila njërit prej banorëve i kushtoi vdekjen e xhaxhait për shkak se ambulance nuk ngjitej lart, i shtynë banorët që ta shtrojnë vetë një pjesë rruge e cila iu kufizonte lëvizjen me makinë.

Pas investimit të bërë vetëm disa më parë banorët e zonës për Report Tv shprehen se kalvarit të vuajtjeve për të zbritur në qytet sidomos gjatë emergjencave shëndetësore apo për të dërguar fëmijët në shkollë ju ka ardhur fundi. Por megjithatë sipas tyre rruga ka nevojë përsëri për ndërhyrje, pasi një pjesë e konsiderueshme e saj është ende e pa shtruar.

"Shumë na ndihmon. Kemi shpëtuar sado shtëpitë janë larg rrugës vijnë deri tani. Fshati ka qenë i izoluar për atë pak rrugë. Gomari ka qenë makinë për këtë lagje. Kush e kishte se kush nuk e kishte ishte vetë gomar.

Ne merremi me blegtori, bujqësi. Me rrugën kemi shumë probleme si për shkollën ose qoftë mirë si për keq. Përdorim kafshët. Sa patëm mundësi një pjesë rruge e shtruam me forcat tona. Tani po na ndihmoi bashkia mirë do të ishte.

Rrugën që e shtruam vetë kishim s'kishim shitëm qumështin i hoqëm nga goja jonë e shtruam rrugën aq sa mundësi që patëm. Qoftë shi qoftë erë, fëmijët i çojmë në shkollë në këmbë ose me gomar", shprehen banorët.

Një nga fëmijët e zonës ka besim se në këtë vit të ri shkollor nuk do të ike më në këmbë apo edhe të mungojnë në shkollë në ditë me mot të keq, pasi shpreson se një mjet transporti mund ta çoje atë.

"Hidhem në klasë të pestë dhe shkoj në shkollë në këmbë. Po tani që u shtrua rruga, vij me makinën e babit tim", thonë disa fëmijë.

Panorama në këtë zonë është sa piktoreske ashtu dhe terheqëse, por zhvillimi i saj lë për të dëshiruar për shkak të rrugës së munguar ndër vite.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 08/09/2019 13:39

    Merruni taks te gjitheve qe do kalojn nga ajo rrug

    Përgjigju
  • Valvjosa: 07/09/2019 18:39

    Skaaa shtet taksat I merr rilindja Me oligarket

    Përgjigju
    • Vlora: 09/09/2019 14:32

      Po der die Kush i merrte basha sala dhe shpurra e tyre... lat nam politizem te gjalle shqiptaret... fol shqip jo me gjuhe politike... skeni sy me ball qe politika eshte nje vetem fytyra ju ndryshon... hiqni dore nga politika o popull

  • Hahhaha: 07/09/2019 12:47

    Jua keni shtruar rrugen gomereve për tju kerkuar votat,e kanë me të thjeshtë tani hahah

    Përgjigju
  • Delinquenti: 07/09/2019 07:56

    Dhe tani qe e shtruat rrugen me parte tuja sapo te vijne zgjedhjet shpejt e shpejt ti jepi I votat deputete e te rinj dhe deri ne oren 9 te mjes it te keni votu I gjith katuni moret vesh.....

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/09/2019 07:13

    Yyyyyyt gomerë!

    Përgjigju
  • BENI: 06/09/2019 23:15

    PARET PER rrugen jua ka vjedhur saliu,meta,nano,dhe ne fund edi rama,,prandaj nuk behet rruga…//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë