Mbrëmjen e së dielës, uji shkoi i ndotur në çezmat e banorëve të lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë. problematika u be publike nga deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Në pamje, shihet uji me ngjyrë të kuqerremtë dhe sipas banorë me erë të rëndë.
Burime pranë ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve thanë se ndotja është shkaktuar gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti në tubacione.
“Presioni i lartë i ujit ka zhvendosur drejt periferisë aluvionet, të cilat kanë rrjedhur në rubinetat e abonentëve. Sot kemi ndërhyrë duke modifikuar një saracineskë dhe situata është përmirësuar. uji nuk është më i ndotur”, tha një specialist, jashtë kameras.
Megjithatë ndërmarrja e ujësjellësit nuk pranoi të prononcohen zyrtarisht, duke argumentuar se për një gjë të tillë duhet leje nga ministria e infrastrukturës.







Komente
Komento