Banorët-Ramës: Na ndihmo! 
Kreu  i bashkisë na la në baltë VD

Banorët-Ramës: Na ndihmo! <br />Kreu  i bashkisë na la në baltë VD
SHKODER - Mungesa e vëmendjes së instancave vendore ndaj qytetarëve të Shkodrës i ka detyruar këta të fundit, t’i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Dhe për këtë kanë shfrytëzuar vizitën që kreu i qeverisë bëri sot në Shkodër në kuadër të projektit të “Rilindjes së qyteteve”.

Disa banorë të lagjes “Dërgut” i janë afruar kreut të qeverisë për t’i shprehur hallet dhe problemet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë.
 
Një e moshuar i është afruar e para shefit të mazhorancës duke i treguar kaluarin e gjyqeve për të fituar pronën e saj madje e ka ftuar të shkojë në banesën e saj për të parë se si jeton.

Përballë saj, Rama tha se i beson e ndërsa i shtrëngonte dorën një tjetër banorë ka ndërhyrë.

I irrituar nga indiferenca e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, i zgjedhuri i PD-së në këtë qytet, banori i kërkoi Ramës të shohë realitetin e dhimbshëm të kësaj zone që për shkak të problemeve me ujërat e zeza dhe rrugët i duhet të ecin përditë në baltë. 

edi rama shkoder

Ja biseda e kryeministrit me të moshuarën dhe ndërhyrja e banorit

Gruaja e moshuar:
“Ishalla e Zot na e sjellë mbarë e mirë. Si e ke filluar mbarë ishalla e mbaron mbarë. Njëherë me gjykatën, të jap dhe çertifikatën  e pronësisë, 15 vjet jam në gjyq me marrë gjënë teme. E kam fituar të tana radhët, ka ardhur paralajmërimi nga INUK. Hic s’can kryet kurrkush, nëse ke mundësi për hatër timin, se jotoj vetëm pasi dy djemt e mi kanë vrarë dhe askush nuk është dënuar. Dy djem të tjerë i kam jashtë. Hajde dhe shiko si jetoj unë. Hajde deri tek dera të paktën, Zotin e kokën e dy fëmijëve që ke , i paç me jetë. Hajde nësë s’më beson. 15 vjet jam në gjyqe. Për hatrin tim, të kam bërë benë e madhe”.
Rama-Të besoj.
Në bisedë ndërhyn një banor:  Në rast se ke ardhur për të qarë hallet e popullit. Meqë kryetari i Bashkisë nuk vjen, meqë strukturat e tjera nuk vijnë, urdhëro zotëria jote hajde brenda. Lyej këkucët me baltë, siç i lyejmë ne sot e 25 vjet.

Rama: E para e punës njëherë, këpucët i ke më të pastra se unë. Si fillim, edhe më mirë që i ke më të pastra se unë.
Banori: Jo jo si kam më të pastra se ti unë, të jetosh 25 vjet këtu.. Të kishe ardhur para një jave ti do kishe dalë me çizme siç dalim ne. E dinë të gjithë këta por asnjëri nuk flet. Pse nuk flisni ju, pse s’flisni?
Rama: Çfarë ka tani, se nuk po të kuptoj?
Banori: Me na kuptu, me ardh me na pa zotëri. Nëse ke ardhur për këtë punë, nëse jo, ke ardhur gabim pra.
Rama: Mos bëj zhurmë të lutem.
Banori: Të lutem më fal, për çfarë ke ardhur?
Rama: Kam ardhur për të parë punën dhe kam ardhur për të vazhduar për të parë punët e tjera.Të lutem shumë për të tjerat unë nuk jam kryetari i bashkisë së Shkodrës, shko tek kryetari i Bashkisë atje, në rregull, hajde mirupafshim.
Banori: Atëherë na sill kryetarin e Bashkisë t’i shko në punën tënde, ta priftë Zoti mbarë. Nuk ke vend këtu, rruga e mbarë. Një e prish dhe një se prishi…

Rama: O zotni vazhdo rrugën, se unë u ktheva për këtë zonjën se për zotërinë tuaj nuk isha kthyer ndonjëherë. Mos u mërzit (i thotë Rama të moshuarës)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA