Banori i ankohet për Hipotekën
Rama:Do i fluturoj nga dritarja

Banori i ankohet për Hipotekën<br />Rama:Do i fluturoj nga dritarja
Banorë të Kuçovës iu ankuan kryeministrit Edi Rama për shërbimin e Hipotekës. Gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin, një prej tyre tha se hipoteka është bërë katrahurë dhe se prej dy vitesh nuk gjen kontratën e regjistrimit të pronës së tij.

Ai shtoi gjithashtu se në Hipoketë i kanë thënë që të marrë helikopter dhe të shkojë te prona.
 
Por përgjigja e Kryeministrit ishte e menjëhershme dukë thënë se do të jenë vetë punonjësit e hipotekës ata të cilët do të fluturojnë nga dritarja e helikopterit nëse nuk i japin zgjidhje.   
 
"Elmaz, për çështjen tënde para pak ditësh më ka vënë në dijeni Ermonela dhe kemi kërkuar nga zyra qendrore ta zgjidhë këtë punë urgjentisht, do zgjidhet, ata që thonë ik me helikopter, do ikin pa helikopter dhe do të fluturojnë nga dritarja, dhe nuk do të puthin më në zyrë", u shpreh Rama.
 
Edhe në këtë takim me fermerët nuk munguan batutat e kryeministrit me hashashin.

Bashkëbisedimi i Kryeministrit me fermerët:
 
Fermeri: Quhem Elmas Mema, kam shqetësim me zyrën e regjistrimit të Kuçovës aty është bërë katrahurë, të aplikosh që dy vjet më parë, e të më thonë ka humbur kontrata e regjistrimit, ku vajti kopja ime origjinale, atje janë njerëz të paaftë në zyrë. Më thanë, merr helikopter dhe shko te toka, ç'janë këta kuadro, ty bravo të qoftë, se je djalë i mbarë, bravo të qoftë, fole pastër e bukur edhe si dielli që shndërrin që thotë për ty, ec përpara se do të vijmë pas. Por, ca kanë gurin dhe ca kanë arrën, ne duam shtetin, ligjin dhe drejtësinë.
 
Rama: Elmaz, për çështjen tënde para pak ditësh më ka vënë në dijeni Ermonela dhe kemi kërkuar nga zyra qendrore ta zgjidhë këtë punë urgjentisht, do zgjidhet, ata që thonë ik me helikopter, do ikin pa helikopter dhe do të fluturojnë nga dritarja, dhe nuk do të puthin më në zyrë.
 
Banor: Ky diell thotë për ty, ec përpara se ne do të vijmë pas. Ne duam shtetin, ligjin dhe drejtësinë. Kam një problem me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kam regjistruar pronën që në 2005-ën, por më thonë se nuk di gjë kush e ka bërë këtë dallaveren tënde. Nuk gjendet dokumenti.
 
Rama: Për ccështjen tënde, para pak ditësh më ka vënë në dijeni Ermonela dhe kemi kërkuar nga zyra e regjistrimit që ta zgjidhin. Jo vetëm që do ta zgjidhin, dhe ata që të thonë ik me helikopter, do ikin vetë me helikopter, do fluturojnë nga dritarja dhe nuk do puthin më te zyra e regjistrimit të pasurive.
 
Banor: Kemi 400 ha tokë të mbjella me ullinj, për 2 km rrugë vuajmë. Nuk ka mundësi shteti e bashkia t'i shtrojnë? Kam dhe sera, tani t'i shes unë domatet me 500 lekë kg? 250 lekë bën fidani...S'ka bashkia agronom për tokat, për të analizuar tokat. Ne nuk mbjellin hasha, por bimë bujqësore.
 
Rama: Po hashash mbillet këtu?
 
Banor: Jo unë jo, unë mbjell vetëm bimë bujqësore...
 
Rama: Kur fillove me Saliun e prishe pak se, është kohë e mirë dhe na trembet koha e fillon shiu.
 
Rama: Në komunën tënde janë harxhuar në letër shumë para për të bërë rrugët. Ti e di që ai kryetari që ishte këtu, i bëri rrush e kumbulla ato para.
 
Banor: Fute në burg!
 
Rama: Tani, burgu është punë tjetër. Doni burgun apo rrugën?
 
Banori e ndërpret duke ngritur zërin.
 
Rama: Më ler të mbaroj. Po ta them për të katërtën herë më ler të mbaroj. Të lutem, ashtu, shko freskohu tani se je i ngarkuar. Komuna juaj është komuna më tipike për abuzime. S'mund të bëjmë në tre vjet, ato që s'u bënë për 25 vjet. Nëse kërkoni një gjë të tillë, kërkoni një magji. Ne s'kemi shkop magjik. Shlyem 700 mln euro borxhe të qeverisë së mëparshme. Merita e qeverisë nujk është të firmosë kontrata dhe t'i lerë rrugët rrugëve, por të bëjë rrugë. Prandaj, t'i shtrijmë këmbët, se unë kam eksperiencë me jorganët, pasi jam rritur me këmbë përjashta, aq sa kemi jorganin.
 
Banor: Keni marrë eskavator për kanalet, po eskavator për drejtësinë keni marrë?
 
Rama: Ne e kemi marrë ekskavatorin, por është kanal i madh dhe ka shumë llum, që nuk pastrohet ndonjëherë. Por ekskavatori e ka filluar punën, ju e shikoni që dalin llumra e bllokojnë e zvarrisin, por të jeni të sigurt që siç nuk ka shans që mes llumit e ekskavatorit të fitojë llumi e mes llumit në drejtësi e reformës, të fitojë llumi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin