Banori i Dajçit mes ujit: S'na kanë sjellë asgjë, po ngordhin bagëtitë

Qarku i Shkodrës vijon të jetë në një situatë alarmante, teksa reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje masive gjatë gjithë muajit mars. Pasojat më të mëdha nga përmbytjet ishin në komunën Dajç, ku gjithçka vazhdon të jetë ende nën ujë.

Report Tv ka ndjekur nga afër situatën, ku banorët ndodhen mes ujit. Për mikrofonin e Report Tv, ata kanë akuzuar qeverinë se nuk ju ka çuar asnjë ndihmë.

“Na kanë sjellë vetëm nga një thes miell. Bagëtitë po ngordhin të tëra. Se nga ka shkuar koncentrata nuk e di. Unë vetëm një herë kam marrë. Radhën e parë s’më kanë dhënë fare. Kam shkuar te kryeplaku dhe në komunë. Bagëtitë e mia janë të tëra të regjistruara, por dikujt i kanë dhënë dikujt jo. Unë kam marrë vetëm njëherë”

Banorët e përmbytur në Dajç të Shkodrës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh