Spiropali në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Shkodër: Kryetari i bashkisë duhet të ishte i pranishëm, nuk është momenti për politikën e ditës

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra ka deklaruar se kryetari i bashkisë, Bardh Spahia duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave sepse nuk ishte vetëm mbledhje e qeverisë, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës,

“Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këto raste dhe komunikimi dhe me prefekturën dhe me drejtoritë rajonale ka funksionuar për t’ju ardhur njerëzve në ndihmë si në dislokim si në evakuim. Falenderoj FNSH për punën e bërë së pari në gjetjen e trupave por edhe në vazhdim në monitorimin e situatës sepse përparësi për ne ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Do doja shumë këtu të ishte edhe kryetari i bashkisë se ky nuk është shtabi vetëm i qeverisë apo vetëm i një force politike por është Shtabi i përballimit të Emergjencave në qarkun e Shkodrës dhe kjo punë na përket të gjithëve. Sot nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës por të bëjmë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ne nuk i shohim, jemi të verbër sa i takon bindjeve politike por shohim te njerëzit dhe qytetarët bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë”- u shpreh Spiropali.

 


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Opozita kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin! Berisha: Duan të vjedhin! Dje hapën tunelet e Komanit! Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin (REAGIMET)


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia