Barça mbretëresha e klubeve, në vendin e parë të IFFHS

Barça mbretëresha e klubeve, në vendin e parë të IFFHS
Barcelona dita ditës po e humb La Ligan këtë edicion por jo renditjen si skuadra më e mirë në botë. Kampionati aktual spanjoll dhe evropian mbetet skuadra më e mirë në botë me 369 pikë, para Real Madridit që zë vendin e dytë me 292 pikë, në renditjen e Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Në vendin e 3 përsëri gjendet kampioni argjentinas Velez Sarsfield para atij anglez Manchester United. Lideri i Premier League, Manchester City zë vendin e 5 ndërsa 2 skuadrat kiliane Universidad de Chile dhe Catholica zënë vendet e 6 dhe 7.

Rritje në renditje ka kampioni i Paraguajit Club Libertad që zë vendin e 10.
Edhe skuadra italiane Milan. ka shënuar rritje në pasi nga pozita e 24 që mbante muajin e kaluar tani renditet në pozitën e 19.


Top 10 klubet e muajit shkurt janë këto:

1. FC Barcelona
2. Real Madrid
3. CA Vélez Sarsfield
4. Manchester United
5. Manchester City
6. Universidad de Chile
7. CD Universidad Católica
8. Santos FC
9. FC Schalke 04
10. Club Libertad Asunción

/rb/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës