Barcelona do të hasë në telashin e radhës në Ligën e Kampionëve. Pasi u ankua për cilësinë e fushës në ndeshjen e parë në Milano, ku terreni i papërshtatshëm ishte një nga pengesat për të zhvilluar lojën e saj, Barca ka marrë edhe një “goditje” të radhës.
Meteorologët kanë parashikuar që e marta në qytetin e Barcelonës të jetë ditë me shi, gjë e cila Barcelonës nuk i shkon aspak me lojën e ekipit dhe statistikat tregojnë se skuadra e Guardiolës ka humbur më së shumti pikë pikërisht kur ka rënë shi në stadium.
Temperaturat pritet të jenërreth 23 gradë celsius por reshjet e shiut pritet të bien gjatë gjithë lojës. Ky lajm mund të jetë i mirë për Milanin, loja e së cilës skuadër më shumë mbështetet në kundërsulme dhe dhe në forcën fizike përkundër Barcelonës e cila praktikon lojën me topa të shkurtër dhe me përqindje të lartë të mbajtjes së topit nën kontroll.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com