Komiteti i Arbitrave pranë La Ligas ka vendosur që gjyqtari spanjoll Undiano Mallenco të jetë gjyqtari kryesor në El Clasicon e radhës që do të zhvillohet në datën 21 prill në impiantin katalanas “Camp Nou”.

Mallenco është një gjyqtar mjaft i njohur spanjoll duke u vlerësuar vitin e kaluar si një nga më të mirët në Evropë, ndërsa përvoja e tij është e shtrirë edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndeshjet "El Classico" ndërmjet Barcelonës dhe Realit gjithmonë janë komentuar me kontradikta, më së shumti nga ana e galaktikëve, ku gjyqtari gjithmonë ka qenë një shënjestër e lehtë për tu akuzuar. Mallenco ka drejtuar më parë një ndeshje El Clasico e vlefshme për Kupën e Mbretit.(rb/shqiptarja.com)