Barça shkatërron Gedafen, fiton
Interi, Liverpuli rrezikon Europën

Barça shkatërron Gedafen, fiton<br />Interi, Liverpuli rrezikon Europën
Barcelona vendos diferencën +5 pikë nga Reali i Madridit pas fitores 6-0 në “Camp Nou” përballë modestëve të Gedafes. Golat për ekipin katalanas u shënuan nga Mesi me dopietë, Suarez me dopietë, Xavi dhe Neymar.

Reali pritet që të kundërpërgjigjet nesër ndaj Almerias. Barcelona dhe Reali do të jenë në garë për titullin kampion deri në ndeshjen e fundit.

Serie A
Mauro Icardi dhe Podolski i dhanë fitoren Interit në ndeshjen përballë Udineses.

Fitorja e ngjit Interin në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak se Sampdoria që mban vendin e gjashtë dhe futet në Europa League. Nesër zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së 33 të kampionatit italian.

Premier League
Në Angli Liverpuli ka shënuar një tjetër dështim në kampionat duke rrezikuar edhe vendin për në Europa League, pasi Champions duket një mision i pamundur.

Liverpuli humbi përballë Hull City me rezultatin minimal 1-0.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja