Modelja izraeliane Bar Refaeli ka treguar se nuk duket seksi vetëm kur pozon me bikini.

E veshur me një palë pantallona me bel të lartë në ngjyrë të kuqe dhe një bluzë të shkurtër që ka nxjerrë në pah barkun e tonifikuar, ajo është dukur me të vërtetë “e nxehtë”.

bar refaeli

Ajo ka marë pjesë ditën e djeshme në eventin e modës “Vienna Awards For Fashion & Lifestyle”, në Austri.

Modelja bjonde kishte përdorur një tualet mjaft natyral ku binin në sy buzët në ngjyrë të kuqe.

bar refaeli

Refaeli ka qenë një e ftuar speciale në këtë event ku është nderuar për stilin e saj si dhe suksesin në industrinë e modës, duke marë çmimin “Style Icon”.

Vetëm para pak ditësh bukuroshja Bar postoi një foto në rrjetin social Twitter ku tregonte se bukurinë e kishte trashëguar nga mamaja e saj, dikur modelja më e suksesshme e Izraelit.

bar refaeli

Ajo është një emër mjaft i lakmuar nga markat dhe firmat më të njohura.

(b.t/shqiptarja.com)