Një nga modelet më të suksesshme në industrinë e modës është padyshim izraelitja Bar Refaeli.
Një bjonde bukuroshe, e cila shpeshherë ka qenë imazh në kopertinat më prestigjoze të revistave.

Refaeli ka dashur të tregojë se bukuria dhe freskia e saj janë të trashëguara nga e ëma.
Për këtë ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku bën krahasimin me mamanë e saj.

Në njërën anë shfaqet Refaeli e veshur me të bardha, ku në sfond është një peisazh mjaft i bukur që ofron kaltërsia e detit.
Përbri Refaelit shikojmë një vajzë pothuajse identike me të,mamaja e saj, një nga modelet e suksesshme të viteve 70-të.
Madje dhe pozicionimi i trupit të tyre është identik edhe pse fotoja e mamasë është realizuar shumë vite më parë.

Më pas modelja ka postuar dhe foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqet me dy nga tre vëllezërit.
Në një tjetër pozë Refaeli duket se që në fëmijëri ka qenë e ushqyer me idenë për modelim, ku shfaqet e veshur me një fustan të veçantë.

Refaeli ka nisur modelimin që në moshë fare të re duke u bërë një nga emrat më të kërkuar nga firmat e njohura.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com