SHBA - Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë uruar popullin amerikan me rastin e Krishtlindjeve.
Në fjalimin e përjavshëm, këtë radhë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Presidenti bëri thirrje të luteshin për trupat ushtarake në Afganistan dhe të nderonin veteranët e luftës për shërbimin dhe sakrificën ndaj vendit.
”T’i shërbejmë të tjerëve. Për familjen time dhe miliona amerikanë, kjo është Krishtlindja. Të duash zotin, do të thotë të duam njëri-tjetrin, ne duhet të japim vullnetarisht kohën tonë, për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht të pastrehët e të vobektit”, u shpreh Obama, gjatë fjalimit të transmetuar në televizion.
Presidenti dhe Zonja Michelle përcollën gjithashtu mesazhe solidariteti për familjet e viktimave të masakrës në shkollën e Konektikatit dhe të uraganit Sandy.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com