Barack Obama-Raul Castro
takim historik në Panama
Presidenti amerikan Barack Obama është larguar nga Samiti i Amerikave në Panama pas një takimi historik me presidentin e Kubës Raul Castro. Obama thotë se do të shqyrtojë rekomandimet për të hequr Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin
Presidenti amerikan Barack Obama është larguar nga Samiti i Amerikave në Panama pas një takimi historik me presidentin e Kubës Raul Castro.
Obama thotë se do të shqyrtojë rekomandimet për të hequr Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një tjetër hap që duhet ndërmarrë para rihapjes së ambasadave në Uashington dhe Havana.
Pak kush mund ta kishte imagjinuar këtë pamje: presidentët e Amerikës dhe Kubës që bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve pas më shumë se gjysëm shekulli armiqësie. Presidenti Barack Obama:
“Është një takim historik. Historia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës është e ndërlikuar dhe gjatë viteve është krijuar shumë mosbesim.”
Por presidenti Obama thotë se është koha për të kaluar këtë faqe, dhe presidenti Castro është dakord.
“Ajo që shprehu presidenti amerikan reflekton të njëjtën gjë që mendojmë edhe ne.”
Që të dy pranuan qendrimet e ndryshme që egzistojnë mes dy qeverive.
Skena që tregon mbështetësit e Castros që sulmojnë disidentët kubanezë jashtë ambasadës së Kubës në Panama është kujtesë se situata e të drejtave të njeriut në Kubë mbetet një çështje e mprehtë.
Zoti Castro tha se ishte i gatshëm për të diskutuar gjithçka, dhe presidenti Obama thotë se do të vazhdojë të shprehë shqetësimet amerikane mbi liritë politike në Kubë.
Por udhëheqësi amerikan kërkon të përqendrohet tek e ardhmja dhe nuk do të ngecen tek ideologjia.
“Lufta e Ftohtë ka marrë fund prej kohësh dhe nuk kam interes të merrem me beteja që kanë filluar para se të lindja unë.”
Presidenti Obama tha se kishte shkuar në Samit për të rritur angazhimin e tij në hemisferë.
Në këtë samit, një ngjarje që zakonisht nuk vihet re nga media, shtrëngimi i duarve dhe fjalët pajtuese, shënojnë fillimin e një ndryshimi të madh të klimës politike.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.3%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1087
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit
24 Janar, 22:21