TIRANË-Deputeti socialist, Besnik Baraj akuzoi opozitën se ka marrë në mbrojtje politike shpërdoruesit e detyrës dhe po sulmon forcat e armatosura dhe ato të rendit, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i qeverisë është ruajta e sigurisë dhe të rendit në vend.
"Pikërisht tani, kur çdo ditë dalin në pah fakte të reja që dëshmojnë shpërdorimin e detyrës së ish funksionarëve të lartë të qeverisë së kaluar, opozita jo vetëm ka marrë në mbrojtje politike shpërdoruesit e detyrës, por sulmon në mënyre të turpshme forcat e armatosura dhe forcat e rendit", tha deputeti gjatë një konference për mediat nga selia e PS-së.
Sipas Barajt, “ditë pas dite opozita nuk rresht së sulmuari dy institucione jetike të çdo shteti demokratik, forcat e rendit dhe forcat e armatosura. Policia dhe ushtria janë të depolitizuar, në funksion të sigurisë së Republikës dhe shtetasve shqiptarë”.
Deputeti socialist the se qëllimi parësor i qeverisë është siguria “e shqiptarëve dhe Republikës është objektivi kryesor dhe në këtë funksion modernizimi i forcave të armatosura dhe forcave të rendit është detyrë parësore.”
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com