TIRANË- Partia Socialiste reagoi ndaj akuzave të opozitës se qeveria ka mashtruar ish-të përndjekurit sa i përket dëmshpërblimit financiar. Në një deklaratë për mediat nga selia rozë deputeti socialist, Besnik Bare akuzoi Partinë Demokratike se në “8 vjet nuk u ofroi ish-të përndjekurve një mjedis të përshtatshëm por një godinë që më shumë i ngjante një kotec pulash”. "Në 8 vjet zvarritje dhe pasiguri krijoi qeveria e djeshme për ish të përndjekurit", shtoi Baraj.
Baraj tha se qeveria është duke punuar për dëmshpërblimin e plotë të ish-të përndjekurve politikë që kanë vuajtur në burgjet e komunizmit. Buxheti është 18 milion dollarë; "më i lartë se në çdo vit paraardhës", tha ai.
“Deputetët e opozitës, që sot ankohen, duhet të kishin dalë në grevën e tyre. Por qeveria e djeshme zgjodhi rrugën e arogancës dhe refuzoi të bisedojë ne ish-të përndjekurit", tha deputeti socialist.
Më parë, Partia Dermokratike akuzoi qeverinë se po mban qëndrim tallës dhe cinik ndaj ish-të përndjekurve. Deputetja demokrate, Albana Vokshi tha se kryeministri Rama nuk ka mbajtur premtimet e tij se brenda një viti do të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit poltik, gratë mbi 70 vjeç dhe burrat mbi 75 vjeç.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com