Ish-presidenti Barak Obama, gjatë një konference, të organizuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, ka marrë një ftesë për të punuar si jurist në Çikako. Gjyqtari kryesorë i qarkut ka zbuluar këtë të premte, se ish-presidenti ka planifikuar të shërbejë si jurist.

Obama do të ndjekë gjurmët e paraardhësve presidencialë George W. Bush dhe Bill Clinton, të cilët të dy u paraqitën për tu përzgjedhur si juristë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Detyrën e re pritet ta filloj gjatë muajit nëntor, paraprakisht po merren masat e nevojshme të sigurisë, dhe planifikimit për të gjitha kushtet që duhet të ketë një ish-president.

"Edhe pse nuk është një punë ku mund të fitojë shumë para, vlerësohet shumë, është e rëndësishme që shoqëria jonë të përfitojë nga ky lloj angazhimi", tha një gjyqtarë për zgjedhjen e Obamës si jurist. Obama është thirrur edhe më para të punoj si jurist gjatë vitit 2010, por e kishte refuzuar, duke thënë se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë punë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com