Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar sot një xhami, vizitë kjo e bërë për herë të parë nga ai në një institucion besimi fetar mysliman.

Gjatë vizitës në këtë xhami, Barak Obama ka kërkuar dhe bërë thirrje për më shumë tolerancë ndaj miliona myslimanëve në Amerikë.

Obama është ulur në një tryezë të madhe me përfaqësues myslimanë të universitetit dhe aktivistë për të diskutuar mbi tolerancën dhe lirinë fetare.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)