TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia njofton se mbrëmjen e djeshme është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
M.Q./Shqiptarja.comKomente


Qofsh e xhenetit engjell i vogel
Përgjigju