Vrasja e çiftit të bashkëshortëve Kosta, ka ndodhur për restaurimin e një barake, e cila do kthehej në kuzhinë. Sipas asaj që deklaronte autori i krimit në gjykatën e Gjirokastrës, kjo barakë ishte e mbështetur në murin e shtëpisë së tij dhe për më tepër kishte zënë dhe një sipërfaqe toke prej 1 metër, nga trualli i tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Gjirokastrës. Burrë dhe grua janë ekzekutuar me armë zjarri pas një sherri me kushëririn e tyre, që ishte edhe fqinji i dy viktimave.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto”, nga ku raportohet se viktimat janë Aleko Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ndërsa autori është Apostol Kosta kushëriri i parë. Viktimat njihen nga publiku shqiptar, pasi pak kohë më parë u bënë personazhe të njohur në emisionin “E diela Shqiptare”.

Tentativa për vetëvrasje
Autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje, pasi ekzekutoi çiftin. Aktualisht ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në banesë në momentin e vrasjes ka qenë edhe djali i çiftit, 19 vjeçar. Sherri mes kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:25 për një barrakë të vogël vogël dhe një metër truall, ndërsa në fund janë ndarë me plumba.

Gjyqi midis dy kushërinjve|
Nga të dhënat e para mësohet se dy familjet kishin përfunduar pak kohë më parë edhe një gjyq në gjykatën e Gjirokastrës, për pronën që kishin konflikt. Në 3 shkurt 2016 kjo gjykatë ka vendosur ti japë të drejtë Alekos Kosta, dhe të rrëzojë pretendimin e kushëririt të tij, Apostol Kosta. Ndërkohë pas kryerjes së vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta është shprehur se: “…ishte i penduar…”. “…më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova…” mësohet se ka thënë ai.

Policia ka nisur hetimet, por për grindjen mes kushërinjve të parë ishte në dijeni. “Shqiptarja.com” publikon sot vendimin e gjykatës së Gjirokastrës, ku pasqyrohen dhe pretendimet e dy kushërinjve, protagonistë të këtij konflikti që tragjikisht u mbyll me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Autori mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës vijonte prej disa vitesh.

Pretendimet e Apostol Kostës
Me të paditurin banojnë në lagjen “Palorto” të qytetit të Gjirokastrës. Kemi shtëpi banimi të veçanta që kufizohen me njëra-tjetrën. Distanca midis dy banesave tona është 8.5 m. I padituri ka ndërtuar një barakë të mbështetur në murin e shtëpisë time duke përfshirë edhe një metër truall që më përket mua. I padituri ka filluar punimet duke suvatuar murin e shtëpisë time me pretendimin që këtë barakë ta kthej në kuzhinë. Kam konsumuar çdo mundësi administrative për të ndaluar cënimin e pronësisë time por nuk kam gjetur zgjidhje. Në këto kushte i jam drejtuar gjykatës sipas objektit të padisë. Kërkoj nga gjykata që të urdhërojë të paditurin të ndërpresë punimet deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Pretendimet e të paditurit Aleks Kosta
Disponoj një barakë të cilën po e rregulloj konform ligjit pasi kam marrë lëje rikonstruksioni në Bashki, duke e kthyer në Kuzhinë. Nuk po kryej ndërtim të ri por vetëm por rregulloj ndërtimin ekzistues. Nuk është e vertetë që jam mbështetur në murin e shtëpisë së paditësit dhe nuk i cënoj atij të drejtën e pronësisë.

Vendimi i Gjykates se Gjirokastres per konfliktin mes kusherinjve Kosta

dy.b/shqiptarja.com