TIRANË – Pavarësisht se në programet e saj çdo parti politika ka si shtyllë bazë përfaqësimin e gruas, për OSBE-në ky kriter nuk është përmbushur në masën e duhur. Gjatë një tryeze të mbajtur sot në Tiranë, kreu i OSBE, Wollfarth kërkoi rritje të numrit të grave në vendimmarrje.
“Nëse gratë nuk përfshihen njëlloj në hartimin dhe zbatimin e politikave, legjislacionit dhe mekanizmave te zbatimit të tyre atëherë sistemet që dalin prej tyre nuk do te jenë plotësish demokratike”, është shprehur Wollfarth.
Të pranishëm në këtë tryeze ishin edhe ministi i Brëndshëm Nishani dhe ai i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ksera, të cilët kanë folur për angazhimet konkrete të qeverisë për të siguruar këtë barazi në institucionet shqiptare.
(gh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com