Në minutën e 24-t, Progni, që më parë ka luajtur për Teutën, tregohet i vëmendshëm dhe gjuan me të parën. Kujtojmë që përpara golit durrsakët humbën penallti, kur Hoxha u tregua i saktë me pritjen e tij. Teuta u përpoq të merrte një pikë dhe ia ka dalë në fund.
Në aksionin e fundit, ishte portieri i Teutës, Shpëtim Moçka, që kishte lënë portën e tij dhe kërcen me kokë, duke ndëshkuar të kuqtë. Nuk ka më kohë dhe ndeshja përfundon në barazim 1-1. Partizani ngjitet në vend të pestë, ndërsa Teuta barazon Vllazninë në vendin e parafundit, me shkodranët që luajnë nesër ndaj Flamurtarit.
Teuta-Partizani 1-1
Moçka 94’ / Progni 24’
Teuta: Moçka, Hakaj, Shkalla, Bilali, Beqja, Gjorgjievski, Lajthia (46′ Dediç), Hila (78′ Kruja), Alhasan (67′ D. Bilali), Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.
Partizani: Hoxha, Kotobelli, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Trashi, Batha, Mala, Asani (60′ Culum), Progni, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova.
Kartonë të verdhë: Shkalla / Belica, Gojkoviç
Gjyqtar: E. Hamiti
VIDEO/Goli i Portierit të Teutës në minutën e fundit shtesë
s.k/Shqiptarja.com










