Vllaznia barazoi dje 0-0 kundër Egnatias në stadiumin e Rrogozhinës. Futbollistët e Vllaznisë kanë humbur mijëra euro shpërblim pasi biznesmeni nga Bujanovci, Adem Hasani, kishte premtuar një premio të majme në rast fitoreje.
Ka qenë vetë klubi i Vllaznisë që ka bërë me dije lajmin, teksa është mburrur me faktin që shkodranët kanë tifozë edhe në Luginën e Preshevës.
"Gjesti i madh i biznesmenit shqiptar nga Bujanovci Adem Hasani i cili kishte vendosur një premio të majme për ekipin në rast fitore ndaj Egnatias. Vllaznia ka tifoza deri në Luginën e Preshevës...", shkruan Vllaznia.
Lajmi kryesor:
Kaos dhe dy kartona të kuq në Egnatia - Vllaznia, rrogozhinasit braktisën ndeshjen për disa minuta! Sfida u mbyll pa gola









