'Barazimi ishte i drejtë në derbi', Emmanuel Egbo për Report TV: Tirana e ka garën me veten, ndeshjet e fundit janë finale për të gjithë

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e kryeqytetit, që vlente për javën e 33-të në Superligë. Tre javë nga fundi i sezonit, bardheblutë kryesojnë me dy pikë më shumë se Partizani, me garën për titullin që ende nuk është vendosur.

Për të analizuar derbin, kampionatin dhe formën e skuadrave, Emmanuel Egbo foli në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu në emisionin "Sot Live në Shqipëri". Ish-trajneri kampion i Tiranës tha se asnjë ekip nuk e ka të sigurt vendin që ka, teksa barazimi në derbi ishte i drejtë.

"Analiza e derbit? Mendoj se barazimi është rezultati i drejtë për mënyrën sesi u luajt dhe është ndeshje e fundit mes tyre këtë sezon. Skuadrat nuk deshën ta humbisnin. Tirana kishte edhe barazimin si objektiv. Ndeshja ka qenë e luftuar dhe barazimi ishte i drejtë.

3 ndeshje të mbetura për titullin? E kam thënë që Tirana e ka garën me veten, me asnjë ekip tjetër nuk e ka. Tirana dhe Partizani kanë pasur oshilacione dhe kanë humbur me ekip poshtë tabelës. Tirana luan me dy ekip që duan mbijetesën dhe Partizani po ashtu, do jenë ndeshje të forta. Në tre ndeshje mund të marrin edhe një barazim, do ia lejonin vetes", tha fillimisht Egbo.

Më pas Egbo ceku edhe shkarkimin e trajnerit Kapllani nga Erzeni dhe lëvizjet e shpeshta në stolat e Superligës. Nga 10 ekipe, vetëm Tirana dhe Partizani nuk e kanë ndërruar trajnerin këtë sezon.

"Ndryshimet e shpeshta të trajnerëve? Më vjen keq, tani e mësova për Kapllanin. Ka bërë punë të shkëlqyer sepse po luftonin për vendin e parë dhe tani duan të shpëtojnë sezonin. Nga vendi i parë, duan të mbijetojnë. Është një garë e fortë edhe për Europën, vendi i tretë deri në vendin e fundit nuk e kanë të lehtë për objektivat.

Skuadrat e rrezikuara? Edhe Kastrioti i fundit mund të dalë i shtati ose të jetë në play-out. Pesë ndeshjet këtë javë dhe në vijim do jenë finale për këtë sezon", tha Egbo.

Nigeriani më pas ceku edhe atmosferën që tifozët dhurojnë në një derbi si ai i kryeqytetit.

"Atmosfera në derbin e kryeqytetit? Është ndeshja derbi, i fundit për këtë sezon. Të dyja ekipet luftuan për kampion dhe kjo atmosferë ka bërë që tifozët të afrohen. Është kënaqësi që në Shqipëri të shohësh një stadium të mbushur, të jetë në çdo ndeshje kështu. Ky është qëllimi, që tifozët të kënaqen. Nëse s'ka tifozë, për çfarë të luajnë lojtarët? Janë tifozët që e bëjnë një ndeshje më të veçantë", përfundoi Egbo.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë