Barazimi kundër Arabisë Saudite, trajneri Reja: Na u mohua një penallti, disa futbollistë të Superligës më lanë mbresa

Barazimi kundër Arabisë Saudite, trajneri Reja: Na u mohua një penallti, disa futbollistë të Superligës më lanë mbresa

Trajneri i kombëtares Edy Reja

Trajneri i kombëtares Edy Reja ka qenë i kënaqur pas ndeshjes miqësore që Shqipëria barazoi 1-1 kundër Arabisë Saudite. Ai thotë se ka mbajtur shënim emrat e disa lojtarëve që dhanë sinjale pozitive, duke patur parasysh se në këtë grumbullim pjesa më e madhe e futbollistëve ishin nga Superliga, duke qenë se ndeshja nuk ishte në kalendarin e UEFA-s dhe FIFA-s. Italiani më i kënaqur ka qenë me mbrojtjen, ndërsa shton se kuqezinjtë mund të kishin bërë më mirë në sulm.

Prova e Abu Dabit – “Me Arabinë Saudite ka qenë një ndeshje mjaft interesante, kemi luajtur ndaj ekipi që ka treguar vlera të mira në fushë, por ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, me përqendrimin e duhur, djemtë punuan shumë mirë gjatë ndeshjes, duke krijuar 4 ose 5 raste për gol për të mos harruar edhe një penallti të padhënë nga gjyqtari në rastin e ndërhyrjes ndaj Skukës. Duke marrë në konsideratë vlerat e Arabisë Sauditë, është e qartë që kemi bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë duhet t’u bëj komplimentet djemve, për seriozitetin që treguan gjatë gjithë këtyre ditëve”.

Emrat e të ardhmes – “Sigurisht unë kam marrë indikacione të rëndësishme nga kjo ndeshje dhe kam mbajtur shënim emrat e disa lojtarëve edhe për të ardhmen. Miqësore të tilla janë të rëndësishme për të fituar eksperiencë dhe për të nxjerrë konkluzione, ndërkohë që do të kemi edhe një miqësore të tretë në nëntor, ku do të testojmë pjesën më të madhe të lojtarëve që kisha në këtë grumbullim”.

Përmirësimi në finalizimi – “Sidoqoftë pres përmirësime të mëtejshme në aspektin e lojës dhe mbi të gjitha për problemin e zakonshëm, kemi vështirësi në pjesën e konkretizimit të manovrave në fazën ofensive. Ndaj Arabisë nga 5 raste të paktën duhet të kishim shënuar 2 ose 3 gola sepse kishim raste të mira kështu që në këtë pjesë të lojës duhet ë përmirësohemi dhe të jemi më të saktë në finalizim. Në vija të përgjithshme kemi bërë një ndeshje të mirë”.

Surpriza pozitive – “Më pëlqeu që vetëm në pak ditë stërvitje bashkë djemtë ishin shumë të përqendruar për të bërë detyrën e tyre sa më mirë, kishim ekuilibër në skuadër dhe duhet t’i bëj komplimentet e mia të gjithëve. Nuk e mendoja që brenda një kohe të shkurtër skuadra do të funksiononte kaq mirë në fushë, sepse nuk është e lehtë, dhe djemtë u treguan të zotë sidomos në fazën mbrojtëse për të kuptuar si duhet vendosjen dhe kemi treguar se jemi një skuadër solide. Kemi bërë mirë në aspektin taktik sidomos në mbrojtje bëmë një punë të mirë dhe nga mesfusha në sulm gjithashtu krijuam aksione të mira. Për këtë arsye duhet t’i komplimentoj protagonistët”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie