Barazimi me Jordaninë, flasin futbollistët e Kombëtares: Tani vëmendja për Izrealin

Barazimi me Jordaninë, flasin futbollistët e Kombëtares: Tani vëmendja për Izrealin

Migjen Basha, futbollisti i Kombëtares duke folur për Report TV

Në përfundim të sfidës miqësore me Jordaninë të mbyllur me rezultatit 0-0 futbollistët e Kombëtares për “Report Tv” u shprehen se vëmendja tani shkon për Izrealin, sfidën që do të luhet të dielën për Ligën e Kombeve. 

Lenjani: “Do jetë një ndeshje tjetër kundër Izrealit. Jordania luajti në mbrojtje, me 5 lojtarë, ndërsa kundër Izrealit do të kemi më shumë hapësira dhe me siguri më shumë shanse për të shënuar.”

Basha: “Nga e nesërmja do përgatitemi për Izrealin. Lojtarët që kanë pushuar sot duhet të jenë në formë për Izrealin për të marrë një rezultat të rëndësishëm.”

Balaj: “Mund të them që përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Jordania na shërben si një nxehmje para Izrealit. Sigurisht që një fitore kundër Jordanisë do të ishte diçka më pozitive, por vëmendja dhe përqendrimi maksimal është për Izrealin.

Grezda: “Besoj që këto minuta që mora sot do më ndihmojnë shumë për të rritur nivelin e kondicionit dhe formës time. Në çdo ndeshje në të ardhmen do shihni një Grzeda më të mirë e më të mirë.”

Uzuni: “Jam shumë I lumtur për debutimin dhe që përfaqësoj këtë kombëtare.”

Mavraj: “Grezda kishte dy mundësi shumë të mira shënimi, Balaj gjithashtu, por normalisht që nuk funksionoj gjithçka. Mendoj se të gjithë ishin me mendjen te Izraeli.”

Ndërkohë në konferencën për shtyp të se enjtes u paraqitën futbollistët Elseid Hysaj dhe Migjen Basha. Mesfushori që luan me AEK-un u shpreh se kjo Kombëtare është e çuditshme pasi mund të bëjë ndeshje katastrofale, por edhe të mira. Ndërsa Hysaj u ndal te ndeshja me Izrealin ku tha se shpreson te një lojë e bukur që konkretizohet me gola.

Basha: “Kësaj skuadre nuk I dihet kurrë. Mund të bëjë ndeshje katastrofale, por edhe ndeshje të mira. Sigurisht nuk duhet ti kushtojmë shumë rëndësi ndeshjes me Jordaninë pasi kemi patur një skemë të re dhe lojtarët që janë aktivizuar kanë qenë të rinj.”

Hysaj: “Unë do të jap maksimumin tim ashtu siç kam bërë gjithmonë për këtë kombëtare, shpresoj që të jetë një lojë e bukur dhe të realizojmë gola pasi na duhen.”

Ndeshja e tretë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve luhet të dielën kundër Izrealit në Ber Sheva.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?