Barazimi me Tiranën, Colella: Paraqitja më zhgënjyese e Partizanit

Barazimi me Tiranën, Colella: Paraqitja më zhgënjyese e Partizanit

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e javës së 33-të në Superligë. Pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Giovanni Colella foli për Oversport dhe tha se ishte një nga ndeshjet më zhgënjyese të të tijve.

"Mund të bënim më mirë për sa i përket paraqitjes. Nuk ishte një paraqitje e madhe sipas meje. Por, nuk është çudi të barazosh me Tiranën. Do ishte më mirë që të ishim më të gjallë, por gjëra që ndodhin, duke marrë në konsideratë edhe presionin që ka derbi. Sipas meje është një nga paraqitjet më zhgënjyese që kemi bërë, por ndoshta ndikon edhe presioni.

Pas golit u tërhoqëm shumë. Kemi shpërdoruar disa topa, që mund t'i menaxhonim më mirë dhe më pas erdhi goli i barazimit të Tiranës. Rezultati lidhet me paraqitjen, edhe unë nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Mund të bënim shumë më mirë. Arritëm të kalonim të parët në avantazh, por kur përballë ke një skuadër të fortë ndodh edhe kjo.

Tirana ka një mentalitet dhe arrin që të përballojë presionin edhe me mungesat, edhe ne kemi luajtur më mirë kur kemi qenë me mungesa. Duhet të përgëzoj kundërshtarët që kanë bërë një paraqitje të mirë dhe e kanë merituar pikën e marrë”, ka thënë Colella.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Spektakël në fushë dhe tribuna, Tirana - Partizani paqe për një pikë! Bardheblutë ruajnë distancën me 'Demat', s'mungojnë incidentet


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë me dy të plagosur, flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë me dy të plagosur, flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas