GOLAT/ Spektakël në fushë dhe tribuna, Tirana - Partizani paqe për një pikë! Bardheblutë ruajnë distancën me 'Demat', s'mungojnë incidentet

FT/ Tirana 1-1 Partizani (Deliu 81' / Da Silva 52')

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në ndeshjen e katërt derbi për këtë sezon. Për javën e 33-të në Superligë, në "Air Albania" pati incidente, si edhe spektakël në fushë dhe tribuna. Ky rezultat i shkon përshtat bardhebluve të Orges Shehit, që ruajnë me dy pikë në krye distancën me Partizanin e vendit të dytë. Edhe tre ndeshje nga fundi i sezonit, Tirana duket se ka marrë një "asist" për titullin kampion.

Përpara ndeshjes, autobusi i Tiranës u sulmua nga tifozët e Partizanit, me një xham që mbeti i thyer. Veç këtij incidenti, edhe në fushë pati flakadanë dhe sende të forta, me ndeshjen që u ndërpre disa herë për pak minuta.

Pjesa e parë e sfidës ishte e kujdesshme për dy skuadrat, që nuk donin të pësonin gol. Dueli u hap në minutën e 53 nga da Silva. Një aksion pa shumë pretendime bëri që braziliani të heshtte pjesën bardheblu të stadiumit.

Për të vendosur ekuilibrat mendoi Deliu, që shënoi nga rreth 30 metra, duke shtangur në portë Rexhepin. Megjithë 11 minutat shtesë, ndeshja u mbyll 1-1.  Pas javës së 33-të, Tirana kryeson me 60 pikë, dy më shumë se Partizani ndjekës.

Komentet:

20:35 - Mbyllet 1-1 derbi.

20:20 - 11 minuta shtesë në fundin e ndeshjes.

20:15 - Minuta e 81, Tirana barazon ndeshjen me Ardit Deliun. Goditja nga 30 metra ka bërë që Rexhepi të mos reagojë në portë.

19:48 - Minuta e 52 e derbit, da Silva zhbllokon ndeshjen pas një aksioni me top të gjatë. E djathta e brazilianit e dërgon topin pas krahëve të Bekaj. Pas golit, disa tifozë të Partizanit kanë hyrë në fushë, teksa nga ana tjetër tifozët e Tiranës kanë hedhur sende të forta, me një kapsollë që ka dëmtuar portierin Rexhepi të Partizanit.

19:36 - Nis pjesa e dytë.

19:21 - Pjesa e parë mbyllet 0-0.

19:19 - Katër minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

19:16 - Visar Bekaj hero te Tirana, ndal dy goditje radhazi të Partizanit.

18:48 - Në minutën e 18-të të derbit, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë dy flakadanë. Dueli u ndërpre për pak çaste, teksa Telushi i Partizanit është goditur me një gotë ujë. Asnjë problem për kapitenin e të kuqve. Vijon loja.

18:31 - Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja është prezent në stadiumin "Air Albania",

18:30 - Nis derbi Tirana - Partizani me 18 mijë tifozë në stadium.

17:40 - Në momentin që futbollistët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq të Partizanit. Një xham i thyer dhe pak panik, me incidentin që ka mbetur i izoluar. Duket se autobusi i Tiranës ka zgjedhur të futet në parkingun e stadiumit nga ana e gabuar, kjo edhe për shkak të mungesës së organizimit.

17:30 - Trajnerët Orges Shehi dhe Giovanni Colella kanë zbardhur formacionet zyrtare.

16:01 - Ultrasit bardheblu, "Fanatics" kanë nisur marshimin nga sheshi "Skënderbej", ndërsa "Guerrilsat" e Partizanit janë grumbulluar dhe nisur nga zona e 21 dhjetorit. Të dyja tifozeritë kanë rrugëtim të ndryshëm për në stadium, me policinë që do shoqërojë ultrasit për mos pasur probleme dhe përplasje mes tyre deri në futjen në stadium.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
'Nuk merremi me arbitrat', Refik Halili: Dy pikë për titullin janë shumë


Refik Halili, presidenti i Tiranës foli pas ndeshjes derbi. Tirana barazoi 1-1 me Partizanin dhe mban distancën me dy pikë në krye të Superligës.

“Pikë titulli? Kishim ndeshje të vështirë dhe çdo pikë është e rëndësishme. Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do. Kishim shumë mungesa dhe mendoj se kemi marrë diçka shumë të mirë këtë ndeshje.

Titulli kampion? Të gjitha ndeshjet janë të vështira pasi pretendojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Shpresoj t'i marrim gjërat me radhë pasi fundi është më i vlefshëm.

Penalltia? Ne si klub kemi si vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet. Ne arritëm të marrim atë që merituam.

2 pikë? Janë shumë por edhe 1 pikë është shumë. E dini që jemi mundur dy herë dhe duhet kujdes. Do shumë punë dhe çelësi i suksesit është grupi i skuadrës që është grup i mirë. Gjithmonë na ka mbajtur grupi dhe shpresoj të marrim rezultate një nga një.

Kupa? Të mbarojmë njëherë këtë. Klubi ynë ka bërë diçka shumë të mirë, jemi korrektë dhe klub shumë serioz. Respektojmë kampionatin për ta çuar në nivele të larta. Falënderoj tifozët që shpenzojnë dhe na ndihmojnë për të arritur suksesin”, u shpreh Halili.

Ora 21:17
'Na ndikuan mungesat', Orges Shehi: Pas golit qetësova lojtarët në fushë dhe stol

Orges Shehi foli pas barazimit të Tiranës 1-1 me Partizani. Ndeshjen e javës së 33-të në Superligë, trajneri i bardhebluve e ka cilësuar si pozitive.

"Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të mungesave, për shkak të presionit që duhej të menaxhonim. Ndryshuam mënyrë vendosje, për të bllokuar kundërshtarin, por edhe për të qenë të rrezikshëm. Sigurisht që mungesat bëjnë të veten. Por mendoj që kemi qenë në kontroll të lojës. Pësuam një gol, që më vjen keq, pasi kemi punuar shumë në këtë aspekt.

U ndëshkuam, por skuadra gjeti forca dhe arriti të barazonte. Këtë u thashë djemve kur ishim në disavantazh, pasi kishte minuta lojë dhe mund të reagonim. Filluam lojën me Berishën, pasi është në formë, sepse donim që të luanim në thellësi.

Ka qenë një punë e vështirë menaxhimi i situatës pas golit të pësuar sepse përveç lojtarëve të fushës duhet të menaxhoja edhe ata që ishin në stol. Mendoj që penalltia duhej të ishte parë me vëmendje, sepse mendoj që dora ishte e hapur”, ka thënë Shehi.

Ora 21:08
Barazimi me Tiranën, Colella: Paraqitja më zhgënjyese e Partizanit

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e javës së 33-të në Superligë. Pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Giovanni Colella foli për Oversport dhe tha se ishte një nga ndeshjet më zhgënjyese të të tijve.

"Mund të bënim më mirë për sa i përket paraqitjes. Nuk ishte një paraqitje e madhe sipas meje. Por, nuk është çudi të barazosh me Tiranën. Do ishte më mirë që të ishim më të gjallë, por gjëra që ndodhin, duke marrë në konsideratë edhe presionin që ka derbi. Sipas meje është një nga paraqitjet më zhgënjyese që kemi bërë, por ndoshta ndikon edhe presioni.

Pas golit u tërhoqëm shumë. Kemi shpërdoruar disa topa, që mund t'i menaxhonim më mirë dhe më pas erdhi goli i barazimit të Tiranës. Rezultati lidhet me paraqitjen, edhe unë nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Mund të bënim shumë më mirë. Arritëm të kalonim të parët në avantazh, por kur përballë ke një skuadër të fortë ndodh edhe kjo.

Tirana ka një mentalitet dhe arrin që të përballojë presionin edhe me mungesat, edhe ne kemi luajtur më mirë kur kemi qenë me mungesa. Duhet të përgëzoj kundërshtarët që kanë bërë një paraqitje të mirë dhe e kanë merituar pikën e marrë”, ka thënë Colella.

Ora 20:16
VIDEO/ Gol nga 30 metra, Tirana barazon derbin! Rexhepi nuk lëviz në portë

 

Tirana 1-1 Partizani/ Minuta e 81, Tirana barazon ndeshjen me Ardit Deliun. Goditja nga 30 metra ka bërë që Rexhepi të mos reagojë në portë.

 
Ora 19:57
FOTO/ 'Fanaticsat' provokojnë 'Guerrilsat': 17 maji ditë feste për ju

17 maji është dita kundër homofobisë dhe tifozët "Fanatics" të Tiranës kanë provokuar me një banderolë ata "Guerrils" të Partizanit, gjatë derbit të kryeqytetit. "17 maji ditë feste për ju", thuhej në pankarta.

Ora 19:50
VIDEO/ Da Silva hesht stadiumin, Partizani i shënon Tiranës! Tifozët futen në fushë, dëmtohet Rexhepi


Tirana 0-1 Partizani/ Minuta e 52 e derbit, da Silva zhbllokon ndeshjen pas një aksioni me top të gjatë. E djathta e brazilianit e dërgon topin pas krahëve të Bekaj. Pas golit, disa tifozë të Partizanit kanë hyrë në fushë, teksa nga ana tjetër tifozët e Tiranës kanë hedhur sende të forta, me një kapsollë që ka dëmtuar portierin Rexhepi të Partizanit.

Ora 18:53
Flakadanët në fushë, Bruno Telushi e pëson nga tifozët (VIDEO)

Në minutën e 18-të të derbit, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë dy flakadanë. Dueli u ndërpre për pak çaste, teksa Telushi i Partizanit është goditur me një gotë ujë. Asnjë problem për kapitenin e të kuqve. Vijon loja.

Ora 18:39
FOTO-LAJM/ 'Mysafir' special në derbi, ish-trajneri i Kombëtares në stadium

Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja është prezent në stadiumin "Air Albania", aty ku po luhet derbi Tirana - Partizani.

Ora 18:35
VIDEO/ Tirana me 'shkop magjik', Partizani me duart te titulli! 18 mijë tifozët dhurojnë koreografi spektakolare në derbi

 

Tirana dhe Partizani po luajnë në "Air Albania". Para startit të lojës, tifozët kanë dhuruar koreografi madhështore nga të dyja anët.

Ora 18:00
VIDEO/ Incidente në derbi, tifozët e Partizanit thyejnë xhamin e autobusit të Tiranës


Tirana dhe Partizani luajnë sot në orën 18:30 në "Air Albania", me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë. Tifozët kanë nisur të futën në stadium, teksa ka pasur një incident me autobusin e Tiranës. Në momentin që futbollistët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq. Një xham i thyer dhe pak panik, me incidentin që ka mbetur i izoluar. Duket se autobusi i Tiranës ka zgjedhur të futet në parkingun e stadiumit nga ana e gabuar, kjo edhe për shkak të mungesës së organizimit.

 
Ora 17:27
FORMACIONET ZYRTARE/ Orges Shehi eksperiment te Tirana, Colella me më të mirët! Titullarët e derbit

Tirana dhe Partizani luajnë sot në orën 18:30 në "Air Albania", me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë. Trajnerët Shehi dhe Colella kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi do duhet të eksperimentojë në këtë duel, teksa nuk do ketë të gatshëm emra si Forent Hasani, Jocelin Behiratche apo edhe Ardit Hila. Të dëmtuar vijojnë të jenë Nikqi dhe Patrick.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj Trajner: Orges Shehi

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Maguette, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba Trajner: Giovanni Colella

Ora 16:12
(VIDEO) DERBI/ Tifozët nisin marshimin për në stadium, policia shoqëron 'Fanatics-at' dhe 'Guerrils-at'

 

Derbi Tirana - Partizani luhet sot në 18:30 për javën e 33-të në Superligë. Tanimë tifozët janë grumbulluar dhe kanë nisur marshimin drejt stadiumit. Ultrasit bardheblu, "Fanatics" kanë nisur marshimin nga sheshi "Skënderbej", ndërsa "Guerrilsat" e Partizanit janë grumbulluar dhe nisur nga zona e 21 dhjetorit. Të dyja tifozeritë kanë rrugëtim të ndryshëm për në stadium, me policinë që do shoqërojë ultrasit për mos pasur probleme dhe përplasje mes tyre deri në futjen në stadium.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim