Julia Vins është një vajzë ruse e cila dallohet fare lehtë për shkak të syve të saj të veçantë por ehde të masës muskulore që shpesh e bën atë që të konsiderohet si Hulku. Në faqen e saj zyrtare në Instagram Vins ka arritur deri në 23 mijë ndjekës.
Adoleshentja me fytyrën ëngjëllore e cila adhuron fotot topless të vetes ka atualisht tre rekorde të peshëngritjes, megjithatë ajo thotë se forca muskulore nuk ka limit. “Njerëzit më quajnë “Barbi muskuloze” dhe mua më pëlqen kjo gjë”,- thotë Vins.
“Unë mund të ngre 180 kg në stërvitje por unë dua të bëhem sa më e madhe të jetë e mundur”,- thotë ajo. Sipas zonjushës Vins djemtë që reagojnë negativisht përsa i përket muskujve të saj, janë thjesht xhelozë.
Që në fëmijërinë e hershme fytyra e saj ka bërë që të gjithë ta konsideronin atë si një kukull por kjo nuk e ka bërë zonjushën 18 vjeçare që të mos kishte qëllime për jetën e saj. “ unë kurrë nuk ndjeva se kisha një jetë të veçantë. Trupi im nuk ishte në harmoni me shpirtin tim, nuk ishte i duhuri për mua”,- është shprehur Vins.