Barbun në furrë me domate, ullinj dhe kaperi
Përbërësit:
- 1 kg barbun i pastruar
- 300 gr domate qershi
- 100 gr ullinj të zinj
- 2 lugë gjelle kaperi
- 4 thelpinj hudhër
- 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 limon (lëngu dhe disa feta)
- 1 lugë çaji rigon
- Majdanoz i freskët i grirë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 190°C. Vendosni barbunët në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Shtoni domatet, ullinjtë, kaperin dhe hudhrat e shtypura. Spërkatini me vaj ulliri, lëng limoni, rigon, kripë dhe piper. Vendosni sipër disa feta limoni dhe piqeni për 20–25 minuta, derisa peshku të marrë ngjyrë të artë dhe mishi të shkëputet lehtë nga kocka. Në fund, spërkateni me majdanoz të freskët.
Komente











