Barcaletat e drejtorit të RTSH-së!

Në rrethet e ngushta ata që e njohin drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci e dinë shumë mirë se ai ka shumë sens humori. Kushedi se çfarë barcalete duhet të jetë duke i rrëfyer në këto çaste kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit Gjergj Bojaxhiut, i cili nuk ka mundur të ruajë seriozitetin. Sigurisht ajo që e bë të qeshë edhe më shumë është mënyra e interpretimit që Beci po i bën asaj që po tregon. Ai ndihet aq i lirshëm teksa rrëfen, sa nuk e vë re aspak që kamera e paparacit tonë ndodhet aty afër, madje nuk i bëjnë përshtypje aspak kalimtarët. Ndoshta ajo që ai rrëfen është ndonjë nga ata ndodhitë e shtumta që mund të hasen në TVSH, sidomos gjatë kësaj periudhe, ku fluksi i artistëve që konkurojnë në festival është aq i madh, sa bashkë me ta shumë prej batutave të tyre mund të shndërrohen në barcaleta.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave